Rekord Guinness,Roboti zgjidh kubin e Rubikut sa hap e mbyll sytë (VIDEO)

Një rekord botëror i pabesueshëm Guinness u vendos nga një robot që arriti të zgjidhte një Kub të Rubikut në vetëm 0.103 sekonda, më shpejt sesa i duhet një syri të mbyllë sytë.

Marketing

Rezultatet e Zgjedhjeve Live
Roboti i quajtur Kubi i Purdubik u ndërtua nga katër studentë amerikanë (Matthew Patrohay, Junpei Ota, Aden Hurd, Alex Berta) në Universitetin Purdue.

“E zgjidhëm (red. Kubin e Rubikut) në 103 milisekonda.” Syrit të njeriut i duhen 200 deri në 300 milisekonda për të pulsuar sytë. “Pra, përpara se të vini re ndonjë lëvizje, ne e zgjidhëm atë,” shpjegoi Patrohay.

Studenti 23-vjeçar rrëfeu se e nisi përpjekjen e tij kur pa rekordin e mëparshëm (0.305 sekonda). “Pashë videon e studentëve të MIT-it që e bënë atë në 308 milisekonda, kështu që mendova, ‘Ky është një projekt i shkëlqyer. Do të doja ta thyeja atë rekord një ditë.’” “Dhe tani jam në Purdue dhe ne vërtetuam se mund të shkojmë më shpejt”, tha 23-vjeçari për përpjekjen që u zhvillua më 21 prill.

Vërehet se kur filloi “kampionati” i zgjidhjes së Kubit të Rubikut me robotë në vitin 2009, hera e parë nga irlandezi Peter Redmond ishte 1 minutë e 4 sekonda.