Qeveria, në mbledhjen e saj të rregullt të 77-të që u mbajt sot, miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme që tregojnë qartë synimin e kësaj Qeverie për të përmbushur premtimet e dhëna edhe atë brenda afateve të caktuara.
Pas investimeve serioze në arsim, përmes ligjeve reformuese, përmirësimeve infrastrukturore dhe rritjes së pagave, tani vjen një masë e re në arsim që vendos theksin te shkenca. Më në fund, me vendimin e sotëm të qeverisë për miratimin e ndryshimit të Programit për Veprimtari Kërkimore-Shkencore për vitin 2025, për herë të parë në histori, bazat shkencore Web of Science dhe Scopus do të jenë falas për të gjitha universitetet shtetërore, ASHAM dhe Universitetin e Evropës Juglindore. Fakultetet, shkencëtarët dhe të rinjtë do të kenë mundësinë t’i përdorin këto baza shkencore të njohura pa pagesë. Kjo nënkupton se revistat dhe punimet më prestigjioze do të jenë të qasshme për të gjithë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr përgjegjësinë për të siguruar qasjen. Kjo hap mundësi për përparim të vërtetë dhe konkurrencë në fushën e shkencës.
Gjithashtu, sot u miratuan edhe dy ligje kyçe që janë pjesë e agjendës reformuese me afat miratimi deri në qershor të vitit 2025. Bëhet fjalë për Ligjin për Komunikime Elektronike dhe Ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative – konkretisht, për herë të parë miratohet ligj i dedikuar për sigurinë kibernetike. Këto janë dy ligje reformuese thelbësore që tregojnë se Qeveria po hap një kapitull të ri në transformimin digjital të Maqedonisë.
Vazhdojmë me reformat dhe ndryshimet, qëndroni të informuar!