Përfundoi me thyerje e hundës pas incidentit roja e Qytetit të Shkupit

Një roje komunale e Qytetit të Shkupit ka përfunduar me thyerje të hundës pas një incidenti që ka ndodhur mbrëmë para barakave të Qytetit të Shkupit, pasi një person në gjendje të dehur ka urinuar mbi një automjet zyrtar dhe më pas ka sulmuar fizikisht inspektorin.

​Nga MPB informojnë se rasti është denoncuar në orën 00:10 në SPB Shkup.

​”Në bulevardin ‘Ilinden’, para Qytetit të Shkupit, një person ka sulmuar një inspektor të Qytetit të Shkupit. Tre inspektorë komunalë kanë vërejtur tre persona, prej të cilëve njëri po urinonte mbi automjetin e tyre zyrtar, pas së cilës ai menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes”, thonë nga policia. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF