BDI: Dy timonierë në një anije që po fundoset, VLEN u bashkua që të shpërbëhet!

Akti i djeshëm, ku disa subjekte politike u përpoqën të fshihen pas emrit të një partie, nuk është bashkim, por britma e fundit dëshpëruese për mbijetesë politike. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, ironia është e plotë, VLEN zgjodhi dy timonierë për të drejtuar të njëjtën anije që tashmë po fundoset me shpejtësi.

“Kjo udhëheqje e fragmentuar është pranim i drejtpërdrejtë se në atë grupim mbizotëron mosbesim dhe fragmentim total. Në vend të vizionit, ata ofruan treg të egove, sepse askush nuk deshi t’ia lëshojë vendin tjetrit, vendosën të shtiren si parti me dy kryetarë. E vërteta është e qartë: VLEN u bashkua vetëm që bashkërisht të shpërbëhet”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Vendosja e dy liderëve, sipas BDI-së, është dëshmi se partia është e ndarë në fraksione ende pa filluar punën.

“Ndërkohë që liderët vetëshpallen, ministra dhe funksionarë kyç nga radhët e tyre tashmë e kanë braktisur anijen, duke refuzuar të jenë pjesë e këtij projekti të dështuar, të destinuar vetëm për shpëtimin e disa karrierave politike. Shqiptarët nuk meritojnë eksperimente politike. Dita e djeshme duhet të mbahet mend vetëm si fillimi i fundit të një grupimi që sakrifikoi të ardhmen e popullit të vet për të ruajtur kolltukët”. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF