Salih Murat zgjidhet në dy funksione të reja në Kuvend, falënderon liderët e Frontit Evropian për besimin

Murat bëri të ditur se është zgjedhur: Nënkryetar i Grupit Parlamentar të Frontit Evropian; Kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë.

Në shkrimin e tij, ai falënderoi për besimin e dhënë kryetarin e Frontit Evropian, Ali Ahmeti, si dhe liderët e tjerë dhe të gjithë deputetët e grupit parlamentar.

Murat u shpreh se edhe këto detyra të reja do t’i ushtrojë me vendosmëri, besnikëri dhe përkushtim, duke theksuar se ndihet i lumtur që këto përgjegjësi të reja ia kushton popullit të tij. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF