Rikonstriumi/ Mickoski prezanton ministrat e rinj të Qeverisë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media bëri të ditur emrat e ministrave në rikonstriumin e Qeverisë.

Mickoski bëri të ditur se VMRO-DPMNE do të udheheqë me Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini me Gjoko Velkovski, me Shëndetësinë Sasho Klekovski, ndërsa Ivan Stoilkoviq nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të kaloi në krye të Ministrisë për Veteqeverisje Lokale. Ndërkaq, sa u përket partnerëve të koalicionit, Mickoski tha se VLEN në rikonstruimin e Qeverisë merr Ministrinë e Drejtësisë, Kulturën dhe Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Ndërsa partneri tjetër i koalicionit ZNAM do të marrë ministrinë e Bujqësisë.

Mickoski bëri të ditur se resori për Qeverisje të mirë shfuqizohet, por ky resor do të jetë drejtpërdrejtë nën ingerencat e kabinetit të kryeministrit.

Mes tjerash, tha se rikonstriumi i Qeverisë është një fazë e re të cilën fokusin do ta ketë në efikasitet dhe në rezultate konkrete për qytetarët. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF