VLEN: BDI krijon panik për projektin që vet e la përgjysmë (VIDEO)

VLEN: BDI krijon panik për projektin që vet e la përgjysmë (VIDEO)

VLEN: BDI krijon panik për projektin që vet e la përgjysmë

Që kur doli në opozitë, BDI-së i janë hapur sytë. Tash po i sheh punët e veta që i la përgjysmë.

Si shumë punë tjera të tyre të bëra shkel e shko, edhe bulevardi “Hasan Prishtina” ka një kronologji dështimesh.

Meqë dolën para opinionit dhe u përpoqën të krijojnë përshtypjen se kishin lënë një bulevard të gatshëm, e se sot dikush po e anulon, hajde t’i marrim gjërat me radhë.

Në vitin 2021, një muaj para zgjedhjeve lokale, këtë projekt e promovuan me shumë zhurmë. Kishte deklarata, vizatime e premtime. Bulevard nuk kishte.

Në vitin 2023 njoftuan ndarjen e 3 milionë eurove tjera, për ta plotësuar shumën e paraparë prej 6 milionë eurosh. Por në të njëjtin njoftim than se sapo po fillonin përgatitjet. Pra, vetë e pranonin se projekti nuk ishte gati.

Erdhi viti 2024 dhe ende flitej për përgatitjen e dokumentacionit. Vazhdonin ta quanin “projekt të siguruar”, por në terren nuk ishte ndërtuar asnjë metër bulevard.

Dhe tash vijmë te pjesa që e kapërcyen në pres konferencën e tyre. Enti shtetëror i revizionit konstatoi se paratë për projektet infrastrukturore kishin mbetur të pashfrytëzuara. Për tre bulevardet, mes tyre edhe “Hasan Prishtina”, nuk ishin lidhur kontrata për realizim.

Të nderuar

Të mos ketë asnjë dilemë. Bulevardi “Hasan Prishtina” nuk është anuluar dhe do të ndërtohet. Projekti mbetet dhe zgjidhja do të vazhdojë. Ashtu siç do të përfundojë aksi nga Momin Potoku deri te “Slloveneçka”, puna do të vazhdojë edhe me bulevardin “Hasan Prishtina”, përmes Vizbegut. Hap pas hapi, por pa e lënë rrugën në gjysmë, siç bëri BDI-ja.

Në fund do të kemi një lidhje funksionale e moderne, e jo një projekt që premtohet pafund dhe nuk përfundon asnjëherë.

https://www.facebook.com/share/v/1PP1zWLL7L/ / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF