Mexhiti: Brenda një viti kemi rinovuar 60 për qind të inventarit ne shkollat fillore të Çairit

Mexhiti: Brenda një viti kemi rinovuar 60 për qind të inventarit ne shkollat fillore të Çairit

Me fillimin e vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi SHF “Hasan Prishtina”, ku uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.

Sot nisëm ditën në SHF “Hasan Prishtina”, ku uruam nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ndamë me ta gëzimin e ditës së parë të shkollës.

Por, urimi më i mirë për fëmijët tanë është të kujdesemi që ata të mësojnë në kushte sa më të mira.

Postimi i plotë:

Vetëm këtë vit, shkollat fillore të Çairit po pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja, ndërsa bashkë me donacionin e vitit të kaluar kemi arritur në gjithsej 2.000 karrige dhe 1.000 banka të reja. Kështu, po rinovojmë rreth 60% të inventarit të shkollave fillore në komunën tonë.

Falënderoj kompaninë Eftinija për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuojnë për krijimin e kushteve më të mira në shkollat tona.

Nxënësve sot u shpërndamë edhe pako me mjete shkollore, si një dhuratë të vogël për një fillim të mbarë.

Të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, ju dëshiroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor. Urime 1 shtatori! / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF