Agjenti i Kessié i kundërpërgjigjet drejtorit të Juves: Të dëshirosh një fanellë s’do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti

Agjenti i Kessié i kundërpërgjigjet drejtorit të Juves: Të dëshirosh një fanellë s’do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti

Agjenti i Franck Kessié, George Atangana, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtuesit të Juventusit, Giovanni Carnevali, i cili kishte lënë të kuptohej se mesfushori nuk ishte aq i interesuar për fanellën bardhezi:

“Kam respekt maksimal për Juventusin, historinë dhe drejtuesit e tij. Megjithatë, kur drejtuesit e klubit shprehin publikisht interpretime mbi zgjedhjen e lojtarit dhe arrijnë të ofendojnë agjentin, duhet ndërhyrë. Shpesh është më e lehtë të fajësosh agjentin e keq sesa të pranosh gabimet e tua”.

Sipas Atangana, mesfushori Kessié e kishte zgjedhur Juventusin dhe e dëshmoi këtë me fakte dhe me heqje dorë nga shuma të mëdha parash. Ai refuzoi disa oferta, edhe ekonomikisht shumë më të favorshme, dhe priti për javë të tëra që Juventusi të krijonte kushtet për transferimin: “Franck nuk priti Juven sepse nuk kishte alternativa; priti gjithë verën që Juventusi të konkretizonte interesimin e fortë”.

Propozimi konkret erdhi vetëm në ditët e fundit të merkatos, madje nën kushtet fillestare, por Kessié ishte gati të ulte kërkesat. Megjithatë, marrëveshja nuk u arrit. “Çdo gjë ka një kufi. Të dëshirosh një fanellë nuk do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti”.

Më pas erdhi Atalanta. “Kessié nuk zgjodhi Atalantën sepse nuk kishte alternativa. Kishte oferta të tjera, edhe nga klube prestigjioze. Ai zgjodhi Bergamon sepse u ndje i dëshiruar, i respektuar dhe i vlerësuar. Zgjodhi të kthehej tani, në kulmin e pjekurisë së tij futbollistike, për t’i kthyer diçka Atalantës”. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF