Sot mot i paqëndrueshëm, priten shi, bubullima dhe erë e fortë

Sot mot i paqëndrueshëm, priten shi, bubullima dhe erë e fortë

Sot në Maqedoni do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Në disa zona pritet paqëndrueshmëri, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 35 gradë Celsius. Lokalisht ekzistojnë kushte për stuhi më intensive, të shoqëruara me erë të fortë dhe mundësi për paraqitje të breshrit.

Edhe në Shkup pritet mot i ngrohtë me vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë rreth 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë afërsisht 34 gradë Celsius. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF