Gashi: Shqiptarëve ju duhet një subjekt si VLEN-i, nuk dua ta shoh BDI-në të dobët

Gashi: Shqiptarëve ju duhet një subjekt si VLEN-i, nuk dua ta shoh BDI-në të dobët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur për funksionimin e koalicionit VLEN dhe bashkëpunimin e tij mes dy kryetarëve.

Gashi tha se bazuar në informacionet që ka dhe në takimet e zhvilluara, brenda VLEN-it mbizotëron një atmosferë pozitive dhe se marrëdhëniet mes strukturave janë të mira.

“Nga informacionet që kam dhe takimet, mendoj se brenda VLEN-it ka një ambient jashtëzakonisht pozitiv. Punët janë duke shkuar mirë, ka raporte të mira, ka mirëkuptim”, tha Gashi.

Në çdo takim që kam, mundohem të punoj në kohezion të strukturave, u shpreh ai.

Gashi tha se shqiptarëve u nevojitet një subjekt politik siç është VLEN-i, ndërsa theksoi se nuk dëshiron që BDI-në ta sheh të dobët.

“Jam i bindur se shqiptarëve u duhet një subjekt siç është VLEN. Nuk dua të shoh BDI-në të dobët, kisha pasur dëshirë të kemi dy subjekte të fuqishme te shqiptarët”, deklaroi Gashi.

Në fund, ai nënvizoi se VLEN mbetet një subjekt i bashkuar dhe sipas tij, do të vazhdojë të jetë një alternativë e rëndësishme politike edhe në të ardhmen.

“VLEN është një dhe do të jetë një opsion shumë pozitiv edhe tani edhe në të ardhmen”, përfundoi Gashi. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF