Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit

Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit

Në Llukar të Prishtinës, sot është zhvilluar ceremonia e varrimit të Laurent Krasniqit, ku për t’i dhënë lamtumirën e fundit janë mbledhur familjarë, miq, kolegë dhe shumë qytetarë.

Në mesin e të pranishmëve janë parë edhe disa nga figurat e njohura, mes tyre Gjesti, Selin dhe Gimbo.

gjesti gimbo dhe selin te pranishem ne lamtumiren e fundit te laurentit 6a999e1504898

Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen, veçanërisht ajo e Gjestit, i cili kishte ndarë me Laurent Krasniqin qëndrimin në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Të dy kishin kaluar së bashku disa javë brenda shtëpisë së BBVK3, duke krijuar një raport gjatë eksperiencës televizive.

Laurent Krasniqi, i njohur si TikToker dhe ish-banor i BBVK3, u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti me motor gjatë natës së mbrëmshme.

Sot, në vendlindjen e tij, familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, u mblodhën për ta përcjellë në banesën e fundit dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

/ Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF