“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka nisur zyrtarisht misionin e saj në vend. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ajo ka ndarë mesazhin e parë pas marrjes së detyrës, duke vendosur në qendër të tij procesin e integrimit europian.
“Mirë se të gjeta, Shqipëri! Jam krenare të nis misionin tim si Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri”, shkruan ajo.
Mbështetja e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian do të jetë pjesë qendrore e punës së saj gjatë mandatit.
“Mbështetja e rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë në qendër të misionit tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju drejt këtij qëllimi”, vijon postimi i saj në “X”.
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk
