Ka disa gjëra që mbeten përtej zgjedhjeve në një vend ku vërtetë ka një klimë tjetër ndëretnike,më e zbutur shkruan TetovaSot.Por që mos kthehet e kaluara,testi kryesorë mbetet Kërçova.Aty është njëra ndër betejat epike.Pala tjetër tashmë ka gjetur një të çarë ku mund të rrjedhë uji përmes disa partive shqiptare për ta mundur shqiptarin.
Për ta fituar Kërçovën të duhet një plan që ta sjellësh Aleksandrin.
Vmro i do Aleksandrat siç emërtoi aeroportin dikur .Ajo do vetëm një gjë.Kërçova mos jetë e shqiptarëve.Aleksandri atje tha se Kërçova duhet të jetë e të gjithëve.Kaq i duhet Vmro së sa ta merr atë qytet dhe pastaj e shohim të gjithë sa është i të gjithëve.
Por këtë mobilizim nacionalist maqedonas duhet ta ndalin shqiptarët atje.Të pyesin zemrën e tyre që me siguri rreh shqiptarçe sepse ai mbetet një qytet patriotësh.
Aty ka mbetur një Fatmir që edhe mund të ketë gabimet e tij por kjo mund të përmirësohet nga vetë ai.Ka akoma kohë ti thuhen Fatmirit gjërat që qytetarët mund të mos jenë pajtuar ,por kjo është më e vogël se dëmi që të humb ai.Nuk humb vetëm Fatmiri por lavdia e Uskanës së madhe.Ai qytet nuk guxon të pushtohet nga flamujt me luanë të Vmro së.Uskana duhet të jetë e të gjithëve por me Fatmirin dhe jo Aleksandrin të sjellë të shkuarën aty dhe mos mund ta shkulësh më kurrë.TetovaSot