A do të hiqet ora policore në Maqedoni? (VIDEO)

Në Maqedoni (nesër) e hënë , siç është praktikë çdo javë, Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mblidhet por këtë herë të Premten, ditën pas festës Myslimane, Ramazan Bajramit, kur do të dihet nëse do të ketë një lehtesim të ri të masave kundër përhapjes të sëmundjes, dmth nëse do të hiqet ora policore, maskat në hapsire te hapur dhe lejimi i dasmave.

Marketing

Meqenëse numri i rasteve të reja po zvogëlohet dita ditës, pritet që masat e mbrojtjes të zbuten, por është akoma e pasigurt se cilat masa, përkatësisht vendimet qe do të merren.

Restorantet kanë pritur për javë të tëra që të jenë në gjendje të fillojnë të punojnë pa kufizime dhe të jenë në gjendje të organizojnë festime më të mëdha, sipas protokolleve të vendosura në mënyrë rigoroze./Sitel/