Ballina Sport A do të jetë ky Botërori i fundit për të? Flet Cristiano...

A do të jetë ky Botërori i fundit për të? Flet Cristiano Ronaldo

Përpara ndeshjes vendimtare të Portugalisë, skenën e merr edhe njëherë Cristiano Ronaldo, tash duke folur për të ardhmen e tij, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Në kohën kur kombëtarja portugeze do të luajë në play-off për kualifikim në Kupën e Botës në Katar kundër Maqedonisë së Veriut, Cristiano tërheq vëmendjen me një temë delikate, që për më tepër mban jo pak në ankth portugezët.

Sulmuesi i Manchester United, në fakt, iu përgjigj i bezdisur atyre që e pyesnin nëse ai i nëntorit do të ishte Botërori i tij i fundit.

“Po filloj të shoh që shumë prej jush po bëjnë të njëjtën pyetje. Do të jem unë ai që do të vendosë për të ardhmen time, askush tjetër”, ishte përgjigja e Ronaldos.

“Nëse do të kem dëshirë të luaj akoma, nëse nuk do të dua më… vendos unë, pikë. Por për ne do të jetë ndeshja e jetës”, tha ylli portugez.

Portugalia mposhti në raundin paraprak Turqinë me rezultat 3-1, ndërsa ndeshjen vendimtare do ta ketë kundër Maqedonisë së Veriut e cila befasoi Italinë duke e eliminuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Exit mobile version