Ballina Showbiz A do të jetë Ledri Vula pjesë e “Big Brother VIP 2”?...

A do të jetë Ledri Vula pjesë e “Big Brother VIP 2”? Flet partnerja e tij

Megjithëse sapo ka përfunduar edicioni i parë i “Big Brother VIP”, po përflitet shumë rreth emrave që do të bëhen pjesë e edicionit të dytë të këtij formati. Një ndër personazhet publikë që është aluduar se do të bëhet pjesë e shtëpisë së famshme është dhe Ledri Vula.

Marketing

Megjithatë, ka qenë partnerja e tij, Sara Hoxha që ka shuar zërat. Ajo ka qenë e ftuar në festën përmbyllëse të BB VIP, ku është pyetur lidhur me këtë. Ajo tha se duhet të kujdesen për vajzën ndërsa shtoi me humor se duhet të pyesin Poem për këtë.

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri.”, tha ajo. Arbana ka zbuluar se edicioni i dytë pritet të fillojë në fund të dhjetorit.

Exit mobile version