A do të ketë masa të reja në vend – Flet Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk sheh arsye për masa dhe kufizime shtesë gjatë festave të Vitit të Ri.

Marketing

Ai sot në një prononcim për media tha se këto ditë ka tubime më të mëdha dhe se nuk parashikohen masa shtesë sidomos për Vitin e Ri.

“Masat janë të mira deri tani. Masat kufizuese aktuale në pritje të festave të Vitit të Ri mendoj se janë të mjaftueshme duke qenë se tubime të tilla në vende publike janë kudo. Kulmi do të arrihet gjatë festave të Vitit të Ri, ndërsa tashmë situata është mjaft e qetë”, tha Filipçe.

Marketing