A do të ketë një tjetër Diana në Familjen Mbretërore britanike?

Ndërsa Meghan Markle ndodhet në muajt e fundit të shtatzanisë, ka shumë spekulime se si ajo dhe Princ Harry do ta quajnë vajzën e tyre. Çifti mbretëror njoftoi lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë në Shkurt.

Shumë njerëz besojnë se Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të zgjedhin një emër që do të përkujtojë Princin Philip, që ndërroi jetë pak javë më parë.

Emri Philippa ka qenë një nga më favoritët për fansat. Por shumë besojnë se Hary do t’i vendosë vajzës së tij emrin e së ëmës të ndjerë, Diana. Pavarësisht se burimet pranë tyre thonë se Harry dhe Meghan nuk do ta quajnë vajzën Diana, shumica e fansave mendojnë ndryshe. Mary është një nga emrat më të zakonshëm të familjes mbretërore gjatë gjithë historisë.

Marketing

Ekspertët e kanë përfshirë këtë emër në listën e pretendentëve të mundshëm por siç tregon zgjedhja e emrit të djalit, Archie, çifti mund të mos i përmbahet traditës. Alice është një tjetër emër i njohur gjatë viteve të fundit. Ishte emri i njërës prej vajzave të Mbretëreshës Victoria dhe gjithashtu nënës së princit Philip.

Një teori tjetër thotë se çifti mund të nderojë mbretëreshën Elizabeth, duke e quajtur të bijën Lily, duke iu referuar nofkës së mbretëreshës “Lilibet”. Një tjetër emër që mund të jetë pretendent është Allegra, pasi besohet se ishte një nga emrat e preferuar të Princeshë Dianës.

Marketing