Kryeministri Edi Rama prezantoi planin e qeverisë me tre pika pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike.
“Ka tre pika. E para garantimin pa ndërprerje të energjisë. Mbrojtja e familjes dhe bizneseve të vogla nga rritja e çmimit të energjisë. E treta garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln euro tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2″, tha Rama.
Ditën e djeshme Rama tha se kriza energjitike parashikohet që të zgjasë deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa nga ana tjetër Rama siguroi se kriza nuk do të ndikojë në ndërprerjen e energjisë elektrike, ashtu siç është parashikuar në planin me tre pika.