Ballina Lajme Maqedoni A do të ketë shqiptar në njësitin anti-terrorist special “Tigrat”? Përgjgjet zv/...

A do të ketë shqiptar në njësitin anti-terrorist special “Tigrat”? Përgjgjet zv/ ministri Bushi

“Mendoj që do të kemi edhe shqiptar”! Kështu u përgjigj zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi, në pyetjen e TV21 se kur do të ketë shqiptarë në njësitin anti-terrorist special “Tigrat”. Shpjegoi se për momentin po vijon konkursi dhe u shpreh optimist se pas 41 viteve që nga themelimi i “Tigrave” do të kenë edhe pjesëtarë shqiptarë.

Marketing

“Në njësitin “Tigrat” për momentin ka mbaruar konkursi i brendshëm dhe tash vijon konkursi që kemi në Idrizovë, kadetët që janë atje, kemi diku 20 të paraparë mirëpo duhet të kenë trajnimin që duhet të kalojnë. Mendoj që do të kemi edhe shqiptar”, tha Bushi.

Marketing
Exit mobile version