Ballina Lajme Maqedoni A do të krijohet Lëvizja Vetëvendosje edhe në Maqedoni, përgjigjet Zendeli

A do të krijohet Lëvizja Vetëvendosje edhe në Maqedoni, përgjigjet Zendeli

Sot në emisionin 10Minuta ishte i ftuar deputeti i Lëvizjes Besa, Fadli Zendeli. Duke diskutuar për çështjen politike në vend, në prag të zgjedhjeve të ardhshme, Zendeli tha se krijimi i partive politike është diçka normale, por ai nuk beson se Lëvizja Vetëvendosje do të hapë seli edhe në Maqedoni.

Marketing

“Krijimi i subjekteve politike në prag të zgjedhjeve dhe krijohen shumë subjekte të tilla. Nuk kam informacion se do të krijohet edhe këtu Lëvizja Vetëvendosje. Duke i njohur edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, nuk besoj se do të vijë puna deri te krijimi i kësaj force politike edhe në Maqedoni. Thjesht ka pasur zëra të tilla. Opozitës shqiptare i duhet partnerit me Prishtinën dhe Tiranën dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë kontest. Ne nuk na pengon nëse BDI-ja ka marrëdhënie të mira me Tiranën.”- tha Zendeli.

Marketing
Exit mobile version