A do të rezervojnë goglat një përballje mes Milanit dhe Interit në çerekfinalet e UCL

Ekipet italiane të Milanos kanë arritur të kalojnë fazën e 1/8-ve në Champions League duke siguruar një biletë për në çerekfinale. Si Interi ashtu edhe Milani u mjaftuan vetëm me një barazim në ndeshjet e tyre të kthimit, ndërsa kishin fituar ndeshjet e para me rezultatin e ngushtë 1-0.

Marketing

Për të dyja skuadrat pati vuajtje dhe vështirësi kundër Tottenhamit dhe Portos, megjithatë ato arritën kualifikimin dhe sot të gjithë pyesin a do të rezervojnë goglat një pëeballje mes tyre në çerekfinale?

Kjo pritet të zbulohet këtë të premte kur do të hidhet dhe shorti për kompeticionin europian më të lavdishëm për klube. Vlen të theksohet se Milano është i vetmi qytet në këtë fazë të Champions League që përfaqësohet me dy skuadra. Kjo I lë të hapura gjasat qe të kemi një sfidë mes Interit dhe Milanit.

Nga njëra anë do të ishte keqardhje sepse një prej tyre do të duhej të eliminohej, por nga ana tjetër, do të jetë e sigurtë që do të ishte një skuadër italiane në gjysmëfinale.

Marketing