A do të shtyhen ndeshjet e klubeve angleze në garat Evropiane?

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II, klubet e Premier Ligës dhe Liga angleze, kanë marrë vendim të të shtyhen të gjitha ndeshjet e planifikuara në këtë fundjavë.

Marketing

Ndeshjet janë shtyrë për një datë të pacaktuar, thuhet në vendimin e futbollit anglez.

Pas shtyrjes së ndeshjeve në futbollin anglez, ka pasur zëra se mund të shtyhen edhe ndeshjet e klubeve angleze në garat evropiane.

Skuadrat angleze që do të luajn si vendas gjatë fundjavës janë, Liveruli, Chelsea, Manchester City dhe Arsenali.

Zhvillimi i ndeshjes është në dyshim për shkak të shqetësimeve për mungesën e policisë.

Nëse nuk ka probleme me policinë, këto ndeshje mund të luhen ashtu siç është paraparë.

Vendimi se a do të luhen ndeshjet e mesjavës në garat evropiane për klubet angleze do të vije në ditët në vijim.

Marketing