Mexhiti tha se porosia me fotografinë në internet ishte e qartë dhe se Rexhepi do të jetë pjesë e grupit parlamentar të BDI-së.

Marketing

“1 foto sa 1.000 fjalë. E qartë ishte porosia. Po, do të veproje bashkë me grupin parlamentar të BDI-së”, tha mes tjerash Mexhiti për TV21.

TV21 kontaktoi edhe deputetin Kastriot Rexhepi, mirëpo i njëjti tha se do të jetë i qasshëm për mediume pas ditës së enjte. Rexhepi deri tani në Kuvend ka funksionuar si deputet i pavarur, pas shkëputjes së tij nga Lëvizja Besa.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, por edhe vetë Kastriot Rexhepi në rrjetet sociale publikuan fotografi të përbashkët, me mbishkrimin “bashkë”, ndërsa Rexhepi kishte shtuar edhe mbishkrimin “Evropa21”, nismë politike joformale e inicuar në Kuvend nga vetë Rexhepi, që ka për qëllim bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike në vend.