A është Evropa plotësisht e rinovuar dhe e integruar ekonomikisht?

Më 17 qershor u mbajt sesioni “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rinovuar dhe e integruar ekonomikisht?”, në të cilin panelistët folën për nevojën e masave gjithëpërfshirëse ekonomike, infrastrukturore dhe financiare për t’i arritur qëllimet e Traktatit të Romës. Në fjalimin hyrës, Kryeministri i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski i theksoi tri aspektet kryesore që lidhen me këtë temë, edhe atë: Honizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e Unionit, iniciativën rajonale “Ballkani i hapur” dhe përfitimet ekonomike, si dhe integrimin e rajonit në BE-ja dhe tregun e vetëm të Unionit.

Marketing

Lidhur me nismën Ballkani i Hapur, Kovaçevski theksoi rëndësinë e përmirësimit të konkurrencës, investimeve të reja, lidhjes infrastrukturore, tregut më të madh, lëvizshmërisë dhe zhvillimit të biznesit në rajon. “Kjo do të thotë një standard dhe cilësi më e mirë jetese për të gjithë qytetarët tanë nga i gjithë Ballkani, kështu që ne nuk jemi një treg me 2, por një treg me 12 milionë banorë, që nënkupton potencialin e rajonit për më shumë investime dhe përfitime ekonomike.” Shoqërimi rajonal nuk çon në integrimin e rajonit në BE dhe Tregun Unik të Unionit.

Mes tjerash, Kovaçevski kujtoi se BE-ja është partneri më i rëndësishëm ekonomik, 80% e shkëmbimit tonë të jashtëm tregtar është me vendet anëtare të Unionit, 80% e investimeve të huaja gjithashtu janë nga vendet anëtare të BE-së.

Ministri Besimi i përshëndeti të arriturat e tregut të vetëm, duke i theksuar përfitimet për qytetarët që dalin nga rritja e konkurrencës dhe standardizimit si dhe mundësitë për mobilitet më të madh dhe qasje në vendet e punës.

Përmes video-lidhjes, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhei, iu referua sfidave me të cilat përballen vendet pas pandemisë Kovid-19 dhe invazionit rus ndaj Ukrainës. “Ballkani Perëndimor mbetet prioriteti ynë, ndërsa Plani i Investimeve Ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet mekanizmi kryesor për përshpejtimin e integrimit të këtij rajoni në BE”, tha Varhei. Komisioneri i BE-së shtoi se bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor është me rëndësi gjeopolitike dhe gjeostrategjike për BE-në dhe duke e theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës i bëri thirrje Bullgarisë që mos ta pengojë integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Fjalime mbajtën edhe Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi, Goran Gjuroviq, Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, Drejtoresha e CEFTA-s, Emir Xhikiq, Zëvendësdrejtori i Qendrës Marshall për Studime të Sigurisë, Ambasadori Erik Nelson dhe Matteo Bonomi nga Institutit Italian për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Panelistët dhe Drejtoresha Rajonale e Ekonomistit Joan Hoy si moderatore e panelit në fund të sesionit konkluduan se bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishme për procesin e integrimit të rajonit në BE.