A është ky konfirmim i lidhjes mes Era Istrefit dhe Julian Perrettas?(Foto)

Producenti Julian Perretta u ka dhënë ‘flakë’ thashethemeve me postimin e fundit.

Marketing

Era Istrefi ka kohë që përflitet për një lidhje të mundshme me producentin Julian Perretta, shkruan lajmi.net.

Dyshen i kemi parë shumë herë bashkë, por asnjëherë nuk kanë folur publikisht rreth thashethemeve që kanë të bëjnë me ta.

Së fundi, Era ka filluar pushimet në bregdetin grek, ndërsa po shoqërohet edhe nga Julian Perreta.

Së fundi, Julian ka postuar një video në rrjete sociale, në të cilën shfaqi Erën duke vallëzuar, por befasoi me mbishkrimin që ia la asaj.

“Mbretëresha ime”, shkruan ai mbi video.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse ka diçka më shumë mes Era Istrefit dhe Julian Perretës.

Marketing