Ballina Lajme Maqedoni A është projekt i VMRO-së kandidimi i Fatmir Limanit për Kërçovën, flasin...

A është projekt i VMRO-së kandidimi i Fatmir Limanit për Kërçovën, flasin analistët ?

Kërçova mund të fitohet por edhe lehtësisht mund tu rrëshqet nga duart shqiptarëve shkruan Tetovasot .Këto zgjedhje do të përcaktojnë shumëçka por edhe tendencat e caqeve të caktuara maqedonase po punojnë pandërprerë në këtë drejtim përfshirë këtu edhe Partinë maqedonase të opozitës ,VMRO dhe jo vetëm.
Një betejë mes shumë kandidatëve shqiptarë atje e bën më të vështirë fitoren po të një kandidati shqiptar dhe aq më tepër kur kreu aktual ka kundërkandidat të partisë së tij me rrethin e tij jo aq të madh por të mbështetur edhe nga disa ish struktura të larta partiake . Ky është Fatmir Limani një njeri me funksion dhe privilegje në BDI prej kohësh .
Në vijë të këtyre zhvillimeve janë analistët ata që japin vlerësimet e tyre të ndryshme për këtë çështje pra nëse është ose jo projekt i VMRO-së kandidimi i Fatmir Limanit për Kërçovën .

Marketing

Analisti politik Arben Llalla thotë se Fatmir Limani në aspektin politik është me personalitet të lëkundur të cilin ndër vite e kanë shfrytëzuar të tjerët për interesat e tyre.

” Në këtë rast Limani është në kurthin e Musa Xhaferit e të ndonjë tjetri të cilët për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike e politike po bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE në dëm të BDI, shqiptarëve dhe proceseve demokratike të Maqedonisë dhe më gjerë” u shpreh Llalla. Musa Xhaferi thotë ai ta ketë parasysh se koha e tij e artë si funksionar shtetëror e politik ka përfunduar, është konservuar si personalitet. Ndërsa Fatmir Limanin e këshillojë të tërhiqet nga kandidatura e tij përballë Fatmir Dearit, sepse dëmton shqiptarët dhe BDI shprehet analisti .

Sipas Llallës sido që të vejë puna Fatmir Deari e fiton Kërçovën edhe këtë herë, ai gëzon politikisht përkrahje të gjerë. Në çaste të caktuar sipas tij ,aty ku dështon politika del në pah kombi si garantues i fitores. Nëse shqiptarët thotë abalisti Llalla,do vërejnë se mund të humbin Kërçovën apo ndonjë komunë tjetër për inatet përçarëse politike atëherë do ndërhyjnë strukturat politike kombëtare për të ruajtur fitoren e sigurt të Kërçovës apo edhe diku. Ali Ahmeti sipas tij di ti kontrollojë apo menaxhojë situatat e tilla inaçore të BDI, e ka treguar edhe në të shkuarën.

Edhe analistë të tjerë kanë qëndrime të tyre për këtë çështje rreth zgjedhjeve në përgjithësi dhe Komunës së Kërçovës në veçanti për çështje të lartëpërmendura.
“Jo asesi nuk është projekt maqedonas, kryesisht është pasojë e fraksioneve të themi kërçovare për pushtet dhe financa” kështu u shpreh analisti politik Selim Ibraimi. Dikur sipas tij të gjitha këta figura ishin bashkë e tash kinse rrezikohet çështja kombëtare.
“Jo ska të bëjë me VMRO por me Ahmetin dhe Xhaferin dhe kuptohet dëshirat e tyre që nga viti 2001 për sundim dhe dominim të të gjitha fushave të jetës politike dhe sociale. Në fund asgjë ,kanë fituar pushtetarët e jo votuesit u shpreh analisti Ibraimi,njohës i mirë i rrethanave politike.

Në anën tjetër një tjetër njohës i mirë i rrethanave pllitike Berat Azizi thotë se Kërçova edhe këtë vit sa i përket zgjedhjeve lokale po konsiderohet si komuna më e zjarrtë për shkak të numrit të kandidatëve shqiptar nga njëra anë dhe nga ana tjetër i kandidatëve maqedonas. Partitë politike shqiptare sipas Azizit tashmë kanë konfirmuar emrat e dy kandidatëve dhe një kandidat i pavarur. “Kandidimi i Fatmir Limanit sipas mendimit tim nuk do të ndikojë fare në prishjen e ekuilibrit elektoral. Në lidhje me atë se sa do e përçajë votën shqiptare kandidimi i Fatmir Limanit, une mendoj se kjo ka pak ndikim pasi kandidimi i tij më shumë shihet si personale dhe mllef ndaj bashke partiakëve të tij me të cilët ka qenë në pushtet që nga 2002 se sa i ndikuar politikisht nga VMRO”deklaroi Azizi. Ai nuk mendon se kjo është projekt i maqedonasve ose VMRO sepse kandidatura e tij nuk rrezikon aspak kandidaturat e partive politike shqiptare BDI dhe ASH.
Beteja kryesore do jetë në rrethin e dytë ku liderët politik apo kandidatët për kryetar do të jenë jashtë loje sepse votuesi shqiptar do të votojë kandidatin shqiptar madje sikur ai të jetë edhe i pavarur u shpreh Berat Azizi për të cilin ngjyrimet politike në rrethin e dytë në Kërçovë nuk vijnë në shprehje aspak. Pra projektet për të përçarë votën shqiptare janë të kota tha ai.

Marketing
Exit mobile version