A është stabil denari? – Besimi jep përgjigjen

“Denari është stabil. Të jemi të kujdesshëm me spekulimet për kursin devizor të denarit, për shkak se ato nuk nuk i bëjnë mirë askujt. Banka popullore ka mjaftueshëm instrumente që ta mbrojë denarin”, vlerësoi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Marketing

“Kemi kurs devizor fiks, kemi mjaftueshëm rezerva valutore në Bankën popullore dhe në periudhën e ardhshme kemi dhënë mjaftueshëm fakte se me çdo çmim do të mbrohet kursi valutor i denarit. Kjo është baza e modelit tonë ekonomik, i sistemit tonë monetar dhe këtu nuk ka dilema”, theksoi Besimi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri.

Inflacioni, siç theksoi, është në kuadër të parashikimeve dhe pritjeve të të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe se situata në nivel global do të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Marketing