Ballina Aktuale A ka krizë në koalicionin qeveritar? Flasin nga VMRO-DPMNE

A ka krizë në koalicionin qeveritar? Flasin nga VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE si një nga partitë më të mëdha në pushtet këmbëngul se koalicioni qeveritar është stabil. Këtë e theksoi zëdhënësja e kësaj partie, Marija Miteva, përcjell INA.

Marketing

“Që koalicioni qeveritar është stabil tregon edhe fakti që në Kuvend kemi pothuajse shumicë prej 2/3. Qeveria është fokusuar në projekte dhe masa që nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët. Raportet janë në drejtim të një dialogu stabil politik për zhvillim dhe transformim ekonomik”, nënvizoi Miteva.

Debatet e nxehta midis partnerëve të koalicionit u nxitën nga një deklaratë e deputetit të VLEN, Halil Snopçe, i cili theksoi se nëse në Kuvend kalon Ligji për “branitellat” maqedonas, atëherë koalicioni i tyre do ta braktisë Qeverinë.

“Ju qoftë me fat”, kështu e ka komentuar kryeministri Hristijan Mickoski deklaratën e deputetit të VLEN-it, duke theksuar se nuk ka pritur një deklaratë të tillë dhe nuk pranon kushtëzime dhe shantazhime.

Ministri i Shëndetësisë, njëherë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të KB-së, deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku janë VLEN dhe ZNAM, janë korrekte dhe se kjo Qeveri do të vazhdojë të funksionojë. Qeveria, thotë ai, ka strategji më afatgjate, por nevojitet konsultim më i shpeshtë dhe sinkronizim ndërmjet partive politike në pushtet. Ai beson se reagimi i Snopçes ndaj ligjit për “branitellat” ka qenë, siç tha ai, ashtu siç duhet, por shpreson që në shumicën qeveritare të ketë koordinim dhe “ky problem i vogël” të tejkalohet.

Marketing
Exit mobile version