A mund t’ju helmojë orizi i nxehur pas përdorimit të parë?

Është një ushqim i popullarizuar, i ekspozuar në restorantet kineze dhe indiane si një shoqërim i shijshëm me pjatat kryesore.

Marketing

Por shumë njerëz përpiqen të hanë gjithë orizin që marrin dhe vendosin ta vënë atë në pjesën e prapme të frigoriferit të tyre dhe ta ngrohin më vonë gjatë javës.

Tani, një eksperte britanike ka zbuluar se ju duhet të mbani orizin e gatuar në frigorifer për jo më shumë se 24 orë përpara se të konsumoni.

Fiona Hunter, një nutricioniste e regjistruar për Healthspan, tha gjithashtu se orizi nuk duhet të nxehet më shumë se një herë dhe duhet të mbahen brenda në frigorifer për një ore.

“Orizi i pazier mund të përmbajë spore të një bakterit Bacillus cereus që mund të mbijetojë kur orizi të jetë gatuar dhe të shkaktojë helmim me ushqim. Nëse orizi është lënë në temperaturë dhome pas gatimit, sporet mund të rriten në baktere, të cilat do të shumohen”, tha ajo.
Hunter shpjegoi se ky proces prodhon toksina që mund të shkaktojnë të vjella ose diarre.

“Sa më gjatë që orizi i zier qëndron në temperaturën e dhomës, aq më shumë gjasa ka që bakteret shumëfishohen. Andaj, është e domosdoshme që të vendosni orizin e gatuar në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur, brenda një ore, nëse jeni duke planifikuar ta ngrohni atë më vonë. Nëse keni një sasi të madhe të orizit të mbetur, ndajeni në pjesë më të vogla në mënyrë që të ftohet më shpejt”, tha ajo.

Kjo vjen pasi një ekspert i kontaminimit të ushqimit paralajmëroi shkurtin e kaluar se potencialisht mijëra të rritur mund të gatuajnë orizin gabimisht.

Profesori Andy Meharg nga Universiteti Queens Belfast, testoi nivelet kimike pas gatimit të orizit në tre mënyra të ndryshme.

Ai gjeti se gatimi i orizit në ujë të tepërt ndihmon për të shuar arsenikun, duke parandaluar çdo helmim kimik të mundshëm. Ndërsa njomja e orizit brenda natës ul nivelet e toksinës industriale – të lidhur me sëmundjet e zemrës dhe kancerin – me rreth 80 për qind.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rajonet afrikane dhe Azisë Juglindore kanë barrën më të madhe të sëmundjeve që vijnë nga ushqimi.

OBSH thotë se një në 10 njerëz, ose 600 milionë në nivel global, janë të sëmurë çdo vit nga konsumi i ushqimit të kontaminuar – dhe 420,000 vdesin si rezultat.
Fëmijët nën moshën pesë vjeç janë në rrezik veçanërisht të lartë, me 125,000 fëmijë që vdesin nga sëmundjet që vijnë nga ushqimi çdo vit.

Sëmundjet e diarresë janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e barrës globale të sëmundjeve që vijnë nga ushqimi, duke shkaktuar 230,000 vdekje çdo vit.

Diarreja shpesh shkaktohet nga ngrënia e mishit të papërpunuar ose të pazier, vezëve, prodhimeve të qumështit të kontaminuara nga norovirusi, Campylobacter, Salmonella jo-typhoidal dhe E. coli patogjen.

Rreziku i sëmundjeve që vijnë nga ushqimi është më i ashpër në vendet e varfra, me nivele të këqija të higjienës, ujë të pasigurt dhe legjislacion të pamjaftueshëm për sigurinë ushqimore.

Marketing