A po diskutohen ndryshimet e mundshme në qeveri? Përgjigjet Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se për momentin nuk ka njoftime për ndonjë ndryshim në përbërjen e qeverisë. Ai theksoi që e ka të ditur që BDI ka shpallur zgjedhjen e kryesisë për 15 tetor, por për momentin nuk ka asnjë njoftim për ndonjë ndryshim në përbërjen e Qeverisë.

Marketing

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme tha se VMRO-DPMNE ishte më e zhurmshmja nga radhët e opozitës që kërkuan zgjedhje të parakohshme në periudhën e kaluar, ndërsa lideri i saj Hristijan Mickoski në një emision televiziv tha se nuk kanë hequr dorë nga kjo kërkesë, por në mes të një krize, kanë vendosur të ndjekin një politikë tjetër.

“Së pari, sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, nuk shoh asnjë parti politike të flasë për këtë, për sa i përket shumicës parlamentare, është e qëndrueshme. Sa i përket krizës energjetike dhe ekonomike, të gjithë keni qenë dëshmitarë dhe keni parë që në mbledhje kanë qenë të pranishme të gjitha odat ekonomike, sindikatat etj”-tha Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së refuzuan të vijnë për arsye të tyre personale, prandaj i ka ftuar të vijnë një ditë më parë në një takim të veçantë ku mund të paraqesin atë që kishin si ide.