Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski ka komentuar sot informacionet se Partia Liberal Demokrate (PLD) dhe PDSH do t’i bashkohen shumicës qeverisëse, përcjell INA.
Marketing
“Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe solid, pothuajse një shumicë zyrtare 2/3 në Parlament. Mund të bashkohet kushdo që mbështet dhe ndan politikat e qeverisë. Se a do të ishin zyrtarisht pjesë e koalicionit qeverisës, nuk e kam diskutuar ende brenda partisë dhe koalicionit. Është një proces që duhet të ketë mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë – nuk është e rëndësishme çfarë thotë Mickoski. Çdo mbështetje për politikat e qeverisë nga çdo deputet është e mirëpritur në kuadër të votimit në Kuvend”, deklaroi Mickoski.(INA)