Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari sot deklaroi se nuk pritet valë refugjatësh nga Rusia, duke qenë se siç tha, ne nuk kemi lidhje me Moskën, siç kanë disa vende të tjera.I pyetur nëse ka refugjatë rusë, a do të kenë të njëjtin trajtim si ukrainasit, ai tha se ukrainasit trajtohen në përputhje me organizatat ndërkombëtare në të cilat jemi anëtarë për kujdesin e refugjatëve të luftës.