A sjellin paratë lumturi? Ekspertët i japin fund dilemës

Të fitosh më shumë të bën më të lumtur sipas një studimi të publikuar në vitin 2023 në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Hulumtimi lindi nga bashkëpunimi i dy studiuesve: Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel për ekonomi dhe Matt Killingsworth, ekspert në studimet e lumturisë.

Për të parën, lidhja mes parasë dhe lumturisë kapte vlerën deri në 100 mijë euro; për të dytën, megjithatë, tavani prej 100,000 nuk ekzistonte dhe me rritjen e fitimeve, niveli i lumturisë rritej. Studimi tregoi se ata të dy kishin të drejtë: efekti i tavanit vjetor prej 100,000 euro ekziston vetëm për 15% që janë më të pakënaqurit e popullsisë.

Për ata që përjetojnë një gjendje ankthi, paraja prodhon efekte pozitive derisa të arrihet pragu prej 100 mijë eurosh. Për 60% të popullsisë që regjistron nivele lumturie ndërmjet mesatares dhe së mirës, ​​efekti i tavanit anulohet: sasitë më të mëdha të parave në dispozicion çojnë në nivele më të larta lumturie.

Për 25% e mbetur të popullsisë, rritja e sasisë së parasë prodhon nivele shumë intensive mirëqenieje. Si përfundim, receta e lumturisë, për shumicën dërrmuese të popullsisë (85%), është e lidhur me paratë.

Por, le t’i përkthejmë këto shifra në terma konkretë: të kesh një sasi më të madhe parash në dispozicion bën të mundur përballimin e shërbimeve më të mira të cilat sigurisht kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën tonë, nga shërbimet e kujdesit shëndetësor te arsimi.

Megjithatë, paratë nuk mund të blejnë gjithçka dhe as nuk mund të zgjasin jetën tonë: sot jetëgjatësia është dyfishuar në krahasim me epokën para-industriale dhe merita nuk është për shkak të parave, por të rritjes së nivelit arsimor.

Marketing