Abazeoviç ngre alarmin: Po hartohet një plan për eleminimin tim

“Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka lëshuar një deklaratë të fortë sot në Kuvend. Teksa ishte duke folur mbi kontrabandën e cigareve, ai tha se është informuar se ndaj tij po hartohet një plan eliminimi.

Marketing

Abazoviç u shpreh se një diplomat e ka informuar që ndaj tij po përgatitet i njëjti skenar si me kryeministrin serb Zoran Gjinçiç, i cili u vra.

“Një diplomat i huaj më tha se ajo që po përgatitet është i njëjti skenar si me (Zoran) Gjinxhiçin. Presidenti juaj, Peda Boshkoviç, Konjeviç i vunë një objektiv zotit Zhivkoviç… Kontrabanda e cigareve është klinikisht e vdekur. Unë jam gati të përgjigjem dhe të shkoj në burg, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin e kontrabandës. Disa kanë krijuar perandori nga kontrabanda. Katër njerëz humbën jetën për shkak të kontrabandës së cigareve“, tha ai.

Kryeministri pohoi gjithashtu se situata me kamionin e cigareve që u zhduk gjatë rrugës nga magazina doganore e Zetatransit për në Nikshiç, ku supozohej të shkatërrohej ngarkesa, ishte “mashtrim”.

“Nuk prita policinë dhe prokurorinë, dola me emrat e kompanive, u zbulua çdo detaj, me të drejtë u ngrit shumë pluhur për zotin Millosheviç dhe i kërkova të jepte dorëheqjen sepse ai është personi përgjegjës. Disa kane krijuar perandori nga kontrabanda. E dija që më 23 tetor (në zgjedhjet lokale) do te shembej kulla e letrave… Katër persona humbën jetën për shkak të kontrabandës së cigareve”, tha ai.

Zoran Gjingjiç u vra më 12 mars të vitit 2003 në oborrin e godinës së Qeverisë së Serbisë, ndërsa për vrasjen e tij me 40 vite burg është dënuar oficeri i Njësisë për Operacione Speciale, Zvezdan Jovanoviç. Me dënim të njëjtë për organizim të vrasjes është dënuar edhe komandanti i Njësisë për Operacione Speciale, Millorad Ulemek.

Ai ishte kryetari i parë jokomunist i Beogradit pas vitit 1945, si dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, në të cilën ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv dhe nga janari i vitit 1994 deri në vrasjen ishte kryetar i PD-së.

Gjingjiç ishte kryeministri i parë i Serbisë pas rënies së regjimit të Millosheviçit në vitin 2000 dhe ardhjes në pushtet të opozitës demokratike të Serbisë, ndërsa gjatë mandatit të tij u iniciua procesi i demokratizimit të shoqërisë dhe reformave rrënjësore ekonomike dhe sociale.

Qeveria e Serbisë gjatë mandatit të tij u angazhua për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe në atë kohë u arrestuan dhe ekstraduan disa të akuzuar, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç”.

Marketing