Abazi: Ka ardhur koha…

Akademiku shqiptar Alajdin Abazi, thotë se referendumi suksesshëm i hap shumë mundësi Maqedonisë si shtet në drejtim të integrimeve euroatlantike, andaj duhet përkrahur nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Marketing

Abazi thotë se kanë mbetur dhe shumë çështje që tangojnë interesat e shqiptarëve, megjithatë shton se shqiptarët duhet ta mbështesin referendumin sepse sipas tij, rezultati pozitiv i referendumit i hap rrugë të gjatë ndryshimeve kushtetuese që parashihet me zbatimin e marrëveshjes Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit, si dhe të inkorporohen dhe kërkesat e shqiptarëve për avancimin e statusit të tyre.

“Unë shpresoj që elita, partitë politike shqiptare, do të angazhohen që gjatë rrugës së ndryshimeve kushtetuese të zgjidhen dhe çështjet që tangojnë statusin e shqiptarëve të Maqedonisë”, tha akademik Alajdin Abazi.

Sipas tij, ka ardhur koha që institucionet shtetërore të përcaktohen në bazë të emrit të shtetit dhe jo përkatësisë së etnitetit maqedonas, sepse në këtë mënyrë institucionet shtetërore identifikohen vetëm me kulturën, historinë dhe identitetin maqedonas.

“Kur thuhet akademia apo një organizatë tjetër maqedonase, shtrohet dilema se a është institucion ky vetëm për maqedonasit apo përkufizon gjeografinë. Pra, nëse ai institucioni ynë Akademia e shkencave është për vendin, atëherë do të duhet që edhe emri i këtij institucioni të merr emrin e shtetit që është përkufizuar me marrëveshjen Maqedoni-Greqi , Maqedonia e Veriut, dhe në këtë rast do të duhej të jetë ‘Akademia e Shkencave të Maqedonisë së Veriut. Akademia e shkencave nuk është e përkufizuar vetëm për maqedonasit sepse këtu ka edhe shqiptarë si dhe qytetarë të përkatësive etnike dhe fetare, kështuqë nuk besoj se nuk do të arrihet kërkesa e akademikëve maqedonas që të mos pësojnë ndryshime emrat e institucioneve, përkatësisht në rastin konkret të mbetet emri Akademia Maqedonase e Shkencave“ thotë Abazi.