Ballina Aktuale Abdullahi: Thirrje e re e programit IPARD, 65% mjetëve të pakthyeshme!

Abdullahi: Thirrje e re e programit IPARD, 65% mjetëve të pakthyeshme!

Zv.drejtor i agjensionit per perkrahje te bujqesis dhe zhvillim rural, Remzi Abdullahi bën të ditur se është publikuar thirrje e re e programit IPARD ku ofrohen 65% mjete të pakthyeshme nga vlera e pergjithshme e investimit. Ja postimi i plotë:

Marketing

Një mundësi e mirë për sektorin e turizmit për të renovuar apo krijuar hapsira të reja hotelierike duke aplikuar në thirrjen e re nga IPARD programa, ku ofrohen 65% mjete të pakthyeshme nga vlera e pergjithshme e investimit, dhe atë:

🟢Investime në turizmin rural, konkretisht:

✅Akomodim turistik në ambiente të mbyllura (dhoma, apartamente, fjetje dhe mëngjes)
-Propozuar nga një individ: kapaciteti i arritur nuk duhet të jetë më shumë se 10 dhoma që mund të strehojnë deri në 20 persona (duke mos përfshirë shtretër shtesë për fëmijë);
-Propozuar nga një person juridik: kapaciteti i arritur nuk duhet të jetë më shumë se 20 dhoma që mund të strehojnë deri në 50 persona
✅Strehim turistik në natyrë (kampe, shtëpi njëkatëshe, karvane)
-Propozuar nga një person fizik: kapaciteti i arritur nuk duhet të jetë më shumë se 10 njësi akomodimi ose për të akomoduar 30 persona;
-Propozuar nga një person juridik: kapaciteti i arritur nuk duhet të jetë më shumë se 30 njësi akomodimi ose për të akomoduar 90 persona;

✅Aktivitet hotelierik (gatim dhe shërbim ushqimi)
o Propozuar nga një person fizik: kapaciteti i arritur i shërbimit nuk duhet të kalojë 50 persona;
-Propozuar nga një person juridik: kapaciteti i arritur i shërbimit nuk duhet të kalojë 150 persona;

✅Shërbime të kombinuara – akomodim dhe shërbime hotelierike
-Propozuar nga një person fizik: kapaciteti i arritur nuk duhet të jetë më shumë se 10 dhoma që mund të strehojnë deri në 20 persona (duke mos përfshirë shtretër shtesë) ose jashtë deri në 10 njësi akomodimi ose të akomodojnë 30 mysafirë në të njëjtën kohë dhe të shërbejnë 50 persona;
-Propozuar nga një person juridik: kapaciteti i arritur nuk duhet të jetë më shumë se 20 dhoma që mund të strehojnë deri në 50 persona ose në ambiente të jashtme deri në 30 njësi akomodimi ose të akomodojnë 90 mysafirë njëkohësisht dhe të shërbejnë një maksimum prej 150 personash;

✅Sigurimi i ambienteve për provë / shitje për marketing direkt të produkteve;

✅Muzeumet rurale (ndërtesat dhe objektet e ekspozitës për shikimin e të mirave historike, natyrore, tradicionale, arsimore, bujqësore dhe të tjera nga zonat rurale, si dhe kopshte botanike dhe zoologjike);

✅Sigurimi i hapësirave për seminare dhe trajnime, ferma arsimore;

✅Sigurimi i aktiviteteve rekreative për turistët.

Marketing
Exit mobile version