Abramoviç paralajmëron tërheqjen, katastrofë për Chelsean

Miliarderit për momentin i është ndaluar hyrja në Britani pasi që nuk ia kanë rinovuar vizën e investitorit, për shkak se mendohet që ai ka lidhje të ngushta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin

Marketing

Roman Abramovich sot e ka vënë të ardhmen dhe pronësinë e tij në Chelsea në dyshim duke tërhequr kërkesën për vizë të re në Britani.

Pak orë pasi që planet për stadiumin e ri të Chelseat u ndaluan, burimet konfirmuan që miliarderi rus ishte dorëzuar dhe ishte larguar nga zyra e “Home Office” pa marrë vizën e tij të re.

Një burim i afërt me pasanikun insiston se ai pasi ka siguruar shtetësinë e Izrealit, oligarkut nuk i kërkohet më viza e investitorit në Britani.

Por, pa vizë ai nuk do të lejohet të punojë në Britani. Abramovich nuk ka post zyrtar në Chelsea pavarësisht që ai e ka pronësinë në klub.

Ky veprim i tij bëri që Chelsea të ndalojë planet për ndërtimin 1 miliardësh të stadiumit. Në një deklaratë të klubit thuhet. “Nuk do të ndodh asnjë planifikim i metëjshëm për ndërtim dhe planifikim për momentin”.

Ata kanë thënë se vendimi vjen për shkak të “klimës se pafavorshme të investimeve”.

Pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij, tensionet mes Rusisë dhe Britanisë janë në pikën më kritike.

Ka të dhëna që Skripal – i cili ishte i dënuar në atdheun e tij se kishte shitur dosje sekrete për MI6 – ishte vrarë nga një sponsorizim i shtetit rus.

Rusia e ka mohuar se ka bërë diçka të keqe, por qeveria britanike janë të sigurt që Putin është i ndërlidhur edhe me tentim vrasjen e ish sekretares së brendshme Amber Rudd e cila kishte thënë se duhet rishikuar vizat që i jepen biznesmenëve të pasur rus nga viti 2008 dhe 2015.

Abramovich mund të lejohet të vizitojë Britaninë me vizë Izrealite dhe të rri në Angli për gjashtë muaj – por nuk i lejohet të investojë dhe punojë ndonjë gjë.

Miliarderët e jashtëm mund të marrin viza të investitorit në Britani nëse ata thonë se do të investojnë më shumë se dy milionë funte në ekonominë britanike.

Ata po ashtu duhet të paraqesin prova në se paku dy milionë funte të investimeve të tyre në Britani nëpërmes burimeve legale.

“Roman Abramovich erdhi në ambasadën e Izrealit në Moskë si çdo person tjetër. Ai dorëzojë një kërkesë për leje emigrimi të përhershme, dokumentet e tij janë kontrolluar dhe sipas ligjit janë kthyer, ai mund ta merr vizën”, kishte thënë një zëdhënese e qeverisë izraelite.

Spekulimet për të ardhmen e pronarit erdhën kur ai nuk ishte prezent në Ëembley për të parë finalen e FA Cup’ës në fillim të këtij muaji kurse Rusia e akuzoi Britaninë si “anti-ruse”.

Nuk ka ndonjë të dhënë që Abramovich ka bërë ndonjë parregullsi, megjithatë ai është oligarku i parë i cili është kapur nga procesi i ri i vetingut pas përpjekjes ruse për ta vrarë me agjent Sergei Skripalin.

Chelsea kishte paraparë që të rinovonte tërësisht stadiumin “Stamford Bridge në janar pasi që plani kaloi në  këshillin e Fulhamit muajin e kaluar me mocionin që stadiumi mos të bllokojë ndërtesat për rreth.

Disa familje janë shpërngulur nga vendi aty, në lagjen Crosthëaites, të cilët u pajtuan që ta rrisin stadiumin më 60 mijë ulëse mbi bazat e shtëpive të tyre.

Ishte paraparë që stadiumi të ishte gati për sezonin 2021/22, megjithatë tani këto plane pritet të mbesin në sirtar.

Vitin e kaluar Abramovich kishte lajmëruar se ai do të ndahet nga gruaja e tretë Dasha Zhukova.

Çifti ishin ndarë në gusht të 2017’ës, duke thënë se “do të mbesin shokë, prindër dhe partner për projektet që do të zhvillojnë së bashku” de ishin të përkushtuar për të rritur bashkërisht dy fëmijët e tyre.

Raportet në Rusi thonë se çifti ishin ndarë për shkak të ndërtitimit të një ishulli në qendër të St Petersburgut për të cilin Abramovich dha 360 milionë funte.