Asociacioni i bastoreve sportive apelon deri te lojtarët dhe në paralajmërimin e valës së vjeshtës të virusit të respektohen masat për mbrojtje personale gjatë ardhjes në objektet e tyre.
Nga ABSM, në kumtesë citojnë, se ata katër muaj punojnë pa ndërprerë dhe se deri tani objektet e tyre funksionojnë sipas protokolleve të lëshuara për punë, të sjellura nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse.
“Nuk kemi ndërprerje të punës në asnjërin objekt të anëtareve tona për shkak të Kovid-19, që tregon se edhe në kushte të pandemisë, industria mund të punojë, nëse deri në fund respektohen dispozitat. Duke i marrë parasysh paralajmërimet për valë eventuale të vjeshtës, apelojmë deri te lojtarët të vazhdojnë t’i respekojnë masat për mbrojtje personale dhe t’i bashgkangjiten protokollit sipas të cilit punojnë bastoret. Shëndeti i të punësuarve dhe lojtarëve tanë është prioriteti ynë më i lartë”, thekson Vasko Ilijevski, kryetar i ABSM.
Bastoret sportive ishin mes subjekteve të para afariste të cilat me masa restriktive të Qeverisë për mbrojtje nga përehapja e Kovid-19 tërësisht ishin mbyllur nga 14 marsi i vitit 2020 dhe sërish ishin lëshuar nga 13 maji. Nga ABSM theksojnë se edhe krahas humbjeve të mëdha gjatë mbylljes dymujore i kanë mbajtur të gjithë të punësuarit e tyre.
Sipas protokollit për punë, në të gjitha anëtaret e ABSM-së në hyrje janë vendosur mjete dezinfektuese, të punësuarit mbajnë maska mbrojtëse, në sportel është i pranishëm nga një lojtar me distancë prej dy metra me lojtarin i cili pret rend për pagesë, ndërsa në objekte gjatë orarit të punës dhe pas përfundimit bëhet pastrimi i rregullt dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave dhe inventarit. Lojtarët patjetër e kanë të mbajnë maskë në fytyrë, të mbajnë distancë prej dy metra në vendin e pagesës, dhe t’i shfrytëzojnë mjetet për dezinfektim të duarve, të vendosura në hyrje të bastoreve.