Skuadra e Milanit ka arritur që ta mposhtë Juventusin në ndeshjen e fundit të xhiroës së 37-të në Ligën Italiane të Futbollit.
Ndeshja doli të jetë tejet e baraspeshuar nga minuta e parë, por qendërsulmuesi Olivier Giroud shënoi për ti dhuruar fitoren ekipit të tij.
Francezi realizoi një gol të mrekullueshëm me kokë nga një distancë e largët pas një harkimi të Davide Calabria (41′).
Me këtë triumf, Milani siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve duke u renditur në pozitën e katërt me 67 pikë, derisa Juventus zë pozitën e shtatë me 59 sosh.