Këngëtarja e njohur Adele është divorcuar nga bashkëshorti i saj Simon Konecki në fshehtësi të plotë. Dyshja i kanë dhënë fund martesës prej kohësh, por vetëm para një jave ata shpallën divorcin. 30-vjeçarja e konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti Simoni, 45-vjeç.
Edhe pse e ka mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë, tashmë Adele është shumë e hapur të tregojë se është ndarë nga Simon. Mediat zbulojnë se divorci i saj erdhi si pasojë e angazhimeve të shumta dhe se nuk mund të ishte një bashkëshorte me kohë të plotë, por duket se në jetën e saj ka hyrë një person i ri.
“Ajo është shumë entuziaste që e ka njohur këtë djalë dhe është përfshirë shumë në këtë histori”,- mësohet të ketë treguar një burim për Daily Star.