Adem Ramadani hap llogari në ‘Tik-Tok’

Adem Ramadani një ish këngëtar i njohur nga Shkupi i cili me disa prej albumeve të tij para disa vitesh ka korrur suksese të mëdha.

Marketing

Me kalimin e viteve u distancua nga muzika duke filluar të këndoj ilahi në gjuhën shqipe.

Ai ka lexuar edhe libra të fesë islame të cilat kanë lenë gjurmë të mëdha tek ai.

Ramadani përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’ tregon aktivitetet që i bën, ku me postimin e fundit ka habitur të gjithë ndjekësit e tij.

Ai është bërë pjesë e platformës ‘Tik-Tok’, aplikacion të cilin shpesh herë e kanë konsideruar si ‘haram’.

“Të nderuar vllezër e motra, ky është profili im në Tiktok që sapo e kam hapur, të gjitha profilet tjera që janë me emrin tim janë jolegjitime”, shkroi ai në linkun e publikuar në faqen e tij personale.