Ademi: Kishim mandat të suksesshëm

Ka vazhduar debati në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Marketing

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi në fjalën e tij theksoi se sot do të votojë PËR dhe se do ta mbështesë Qeverinë e re në gjithë mandatin sepse, siç tha, beson në kuadrot të cilat janë propozuar që të udhëheqin me ministritë.

“Jam i bindur se jo vetëm, që atë që do ta fillojnë edhe e përfundojnë, por edhe se ajo që është filluar do ta përfundojnë”, theksoi Ademi.

Ai përkujtoi edhe për gjërat e realizuara në tre vitet e fundit dhe tha se të gjithë do ta mbajmë mend datën kur e përmbushëm qëllimin strategjik, kur u anëtarësuam në NATO dhe kur i filluam bisedimet me BE-në, ndërsa edhe do të kujtojmë rritjen historike të pagave.

Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE në replikën ndaj Ademit tha se prindërit janë të shqetësuar se në çfarë mënyre fëmijët do ta vazhdojnë arsimin e tyre dhe për këtë mandati i tij si ministër i Arsimit është mossukses në arsim.

“Kishim mandat të suksesshëm. Ne nuk jemi kancer për shoqërinë por jemi ilaç për shoqërinë. Nuk është e vërtet se nuk kemi koncept, në më shumë raste kemi biseduar. Kemi vendim në Qeveri që viti i ri shkollor të filloj më një tetor dhe të gjitha protokollet janë miratuar dhe kemi për qëllim shëndetin e fëmijëve”, ka thekuar Ademi në kundër replikën e tij ndaj Milloshoskit.