Në emisionin Click plus i ftuar sonte ishte deputeti i BDI-së Arbër Ademi i cili ka folur mbi votëbesimin e Qeverisë, ku theksoi se të njejtën gjë shumica parlamentare ka mundur të bëj në secilën kohë dhe moment duke e kundërshtuar kështu pretendimin e deputetit të AA Skender Rexhepi se shumica është siguruar sot.
Në përputhje me nenin 240 jo me nenin 270 dhe Kuvendi ka memorie institucionale dhe rregullorja e përcakton cilëdo procedurë dhe esenca është se gjithë kemi qenë në numër dhe çdo fjalë që e them mbajë përgjegjësi dhe dje ka mundur të ndodh ose më herët votëbesimi, ka tre katër muaj dhe opinioni e din se kjo qeveri nuk ka shumicë, do të inicojnë votëbesim e procedurë përkatëse por sot kishin shancën të dëshmojnë atë dhe nuk e dëshmuan por ikën nga Kuvendi, është shprehur kështu deputeti i BDI-së Arbër Ademi.