Ademi: Opozita maqedonase të mos e keqpërdorë tragjedinë në Tetovë për pikë politike

Deputeti i BDI-ës Arbër Ademi i ka bërë thirrje opozitës maqedonase të mos e keqpërdorë tragjedinë në Tetovë për pikë politike.

Marketing

Nuk duhet të ketë keqpërdorim të kësaj tragjedie. Partizimi ose politizimi i tragjedisë nuk u shërben si nderë partive opozitare dhe i lusim të heqin dorë nga keqpërdorimi kësaj tragjedie. Bllokimi i Kuvendit. Bllokimi i Kuvendit nuk është opsion i duhur -tha Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.