Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot informoi se regjistrimet në shkollat fillore dhe të mesme do të realizohen sipas afateve. Konkretisht, për shkollat e mesme Ademi theksoi se në ditët në vijim do të miratohen dekrete që të konkretizohet se si do të realizohen regjistrimet, ndërsa ndoshta edhe do të përgatiten protokolle.
Ademi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sqaroi se maturantët do të regjistrohen në fakultete, siç tha, në mënyrë identike sikur para se të sillej matura shtetërore, por edhe për këtë Qeveria do të sjellë dekret të posaçëm.
Provim pranues ose provim për kualifikim, shtoi ai, është organizuar edhe deri më tani nëse më shumë persona kanë numër të njëjtë të pikëve.