Ademi: Regjistrimi i popullsisë duhet të organizohet gjatë vitit të ardhshëm

Zëvendës drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Zirap Ademi vlerëson se anulimi i procesit të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave ishte një e keqe e domosdoshme për vendin. Në “Intervistën Javore” për TVM-2 Ademi sqaron se nuk preferohet në një vend paralelisht të organizohen dy procese të mëdha, por i pyetur se kur mund të pritet regjistrimi i popullatës tha se ende nuk dihet por kërkon që ESHS të informohet sa më parë sepse procesi ka procedura që duan kohë.

Marketing

“Me formimin dhe funksionimit të qeverisë se re dhe me formimin e ministrive pas zgjedhjeve ne jemi gati të fillojmë me realizimin e procesit të rregjistrimit të popullësisë, mirëpo ne duhet të dijmë prej tani se kur do të jetë data për të organizimit të këtij procesi pasi që ka edhe përgaditje të tjera paraprake ne duhet të shpallim konkurs për 6 mijë regjistrues dhe kjo gjë merr kohë minimumi na nevojitet rreth 2 muaj kohë që ti zgjedhim regjistruesit pasi që ata do të duhen të testohen”, tha Zirap Ademi, zv/drejtor i entit shtetëror për statistikë.

Data e organizimit të procesit të regjistrimit të popullësisë caktohet në propozim ligjin për regjistrimin e popullësisë, i cili pas kalimit të tij në seancën qeveritare, tashmë ndodhet në Kuvend. Ademi shpreson se ky ligj do të miratohet para formimit të qeverisë teknike dhe nuk do të ketë asnjë hapësirë për të anuluar sërish të njëjtin. Ademi i prerë në mendimin se regjistrimi duhet të organizohet gjatë vitit 2020.

“Na duhen të dhënat sa më parë ti kemi në këtë vend, nuk guxojmë të luajm me procesin e regjistrimit të popullësisë, përfundimisht është koha kur ne do të duhet të bëjmë regjistrimin për shkak se kemi munges të dhënave. Po në ndërkohë kemi nevoj që kur vjne koha të na lejnë të bëjmë punën tonë në mënyrë profesuionale të bëjmë regjistrimin vetëm kjo është ndërsa për sa i përket pjesës teknike mendoj se jemi plotësisht të gatëshëm. Pse ka gjasa të moj ju lejojnë? Do të ishte tragjike për të ardhmen e këtij shteti nëse dikush nuk na lejon me bërë punën tonë”, tha Ademi.

Buxheti i përgjithshëm për organizimin e regjistrimit të popullësisë kap vlerën prej 8.5 milion euro. Enti shtetëror për Statistikë shumë shpejtë do të duhet të shlyej pagesën prej 100 mijë eurove për aplikacionin që do përdoret në kohën e rregjistrimit të popullësisë. I gjithë procesi është i praashikuar të zgjatë 21 ditë.

Marketing