Ademi: Sela herë thotë se mbi 70 mijë shqiptarë nuk kanë shtetësi, e herë 7 mijë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është duke manipuluar me numrat e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe nuk kanë shtetësi.

Marketing

Kështu ka deklaruar deputeti i BDI-së, Arbër Ademi derisa akuzon Selën se po krijon huti në publik.

“Sela herë thotë se mbi 70 mijë shqiptarë nuk kanë shtetësi, e herë thotë se 7 mijë ose më pak, që është një dallim skajshmërisht i madh dhe shumë joserioz. Njëjtë si dhe për regjistrimin e popullsisë. Vetë kërkuan shtyerje, ndërsa pastaj e kundështonin shtyrjen, kurse në fund as që u përpoqën që ta pengojnë shtyrjen. Ne si BDI i bëjmë ftesë opozitës shqiptare, që të ndalojë së manipuluari me ndjenjat e shqiptarëve dhe njëherë e mirë të pëcaktohet dhe të bëjë rolin e opozitës së vërtetë dhe të jenë korektor të pushtetit dhe të kryejnë obligimin që e kanë marrë nga populli”, tha Ademi, transmeton TV21.

Siç njoftoi paraprakisht Ademi, në bazë të numrave që i kanë siguruar si grup parlamentar, që nga viti 1991 e deri më sot, 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin e shtetësisë dhe vetëm 3.374 janë refuzuar.

Ka kritikuar opozitës ASH-AAA, se me bllokadën që e ka realizuar në Kuvend, ka lënë mbi 16 mijë punëtorë pa rroga.