Ademi takoi deputeten e Kuvendit të Kroacisë, Ermine Lekaj Pralaska

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, sot ka pasur takim me znj.
Ermine Lekaj Pralaska deputete në Kuvendin e Kroacisë.
Znj. Lekaj Pralaska theksoi se është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kroacisë si
përfaqësuese e pesë bashkësive etnike, në mesin e të cilave të asaj maqedonase dhe
shqiptare, dhe se në Kuvend angazhohet për respektimin e të drejtave të tyre të njeriut,
të cilat janë të garantuara me Kushtetutën kroate. Në këtë kontekst, theksoi se
Republika e Kroacisë është shtet demokratik që bazohet në respektimin e të drejtave
nacionale dhe garanton të drejtat themelore të njeriut.
Ademi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme kroate në proceset tona euro-
integruese. E informoi mysafiren nga Kroacia për Raportin pozitiv të KE-së për
Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili na është dorëzuar dje. Në të njëjtën kohë,
shprehu kënaqësinë që vendi u vlerësua për zbatimin e reformave të brendshme, si dhe
për respektimin e plotë të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë pas
agresionit rus kundër Ukrainës. Ademi theksoi se Maqedonia e Veriut është shtet
multietnik dhe shembull i suksesshëm i shtetit në të cilin respektohen të drejtat e të
gjitha bashkësive etnike dhe se nëse ndryshohet Kushtetuta e vendit tonë, në
Preambulë do të përfshihet komuniteti etnik kroat së bashku me atë bullgar.

Marketing